Partizani kërkon ta transferojë yllin kryesor të Dritës

Futboll 20 Maj 2019 15:08

Ardian Limanit i skadon kontrata me Dritën në qershorin e këtij viti dhe ofertat për të vetëm sa kanë filluar.

Kapiteni i ‘bardhekaltërve’ tashmë ka përfunduar nën radarin e Partizanit dhe kontaktet për një transferim të mundshëm tashmë kanë filluar.

Mbrojtësi e ka pohuar vetë se ka pasur kontakte. Ende nuk ka një marrëveshjes, teksa Limani është shprehur: “Po kam pasur kontakte me Partizanin. Ata janë shumë të interesuar të nënshkruajnë me mua, por që ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje”, ka deklaruar Limani për Telegrafin.

 

Më tej, në fjalën e tij ai shton: “Partizani është njëra nga skuadrat më të mëdha në Shqipëri dhe më vjen mirë që më kanë vlerësuar dhe më kërkojnë. Personalisht ende nuk kam vendosur nëse do t’i bashkohem atyre, do të vazhdoj me Dritën apo do të nënshkruaj me ndonjë skuadër tjetër. Pas mbylljes së kampionatit do t’i analizoj të gjitha ofertat dhe do të marr vendimin përfundimtar”.

Limani ka nisur karrierën te Drita, ishte pjesë e Feronikelit për dy sezone për tu rikthyer më pas në klubin e fëmijërisë.

Ai është lidhur gjithashtu me një kalim jashtë vendit dhe e ardhmja e tij te gjilanasit mund të mos jetë shumë e sigurt.