Pas 13 vitesh, Materazzi tregon të vërtetën e incidentit me Zidanen (VIDEO)

Futboll 03 Maj 2019 19:29

Pa asnjë dyshim, momenti më i përfolur i Botërorit të vitit 2006 ka qenë incidenti në të cilin u përfshinë Zinedine Zidane dhe Marco Materazzi, në ndeshjen Franca – Italia.

Mbrojtësi italian i pati thënë diçka yllit francez, por pas atyre fjalëve u gjend në “botën e ëndrrave”. Gjyqtari kryesor pa u hamendur e pati ndëshkuar Zidanen me karton të kuq.

Për 13 vjet me radhë ka pasur spekulime të ndryshme rreth atij rasti, por askush nuk e ka ditur të vërtetën.

Së fundi, vetë Materazzi ka pranuar se Zidanen e ka fyer duke ia përmendur motrën.

Ish-mbrojtësi italian ka mohuar kategorikisht se ka fyer me nënë, pasi e ka ditur se Zidanes i kishte vdekur nëna që kur ai ishte 15 vjeç.

Ai moment i Botërorit 2006 e ka edhe statujën e tij.

-->