Pas 16 vitesh, Marcelo i thotë lamtumirë Real Madridit

Futboll 08 Dhjetor 2021 14:25

Pas 16 vitesh fitoresh dhe triumfesh, Marcelo do të largohet nga Real Madridi verën e ardhshme, raporton e përditshmja argjentinase ‘OLE”, përcjell Insporti.

Marcelo ka vendosur të kthehet në Brazil për të luajtur rregullisht dhe për t’i dhënë vetes një shans për të përfaqësuar Brazilin në Kupën e Botës 2022. Ardhja e mbrojtësit francez Ferland Mendy në krahun e majtë e ka detyruar brazilianin të largohet nga njëmbëdhjetëshja kryesore te Madridi.

Mbrojtësi veteran është kthyer nga një lojtar kryesorë të klubit në një anëtar të skuadrës. Sezonin e kaluar, ai bëri vetëm 19 paraqitje dhe luajti gjithsej 1,339 minuta, ndërsa në sezonin aktual ai ka luajtur vetëm në pesë ndeshje dhe 140 minuta.

Marcelo tashmë njihet si jë legjendë tek Reali aty ku fitojë gjithçka që mund të fitojë një skuadër.

Gjatë periudhës së tij të gjatë me Los Blancos, braziliani ka luajtur 533 herë, duke shënuar 38 herë dhe duke dhënë 101 asistime në 15 sezone.

/Insporti.com

-->