Pas 65 ndeshjeve dhe gati një viti e gjysmë, driblohet Van Dijku

Futboll 04 Gusht 2019 18:47

Virgil van Dijk, mbrojtësit që nuk u driblua për më shumë se një sezon, më në fund është dribluar nga një kundërshtar.

Kandidati kryesor për ‘Topin e Artë’, së bashku me Lionel Messin, është dribluar sot për herë të parë pas 65 ndeshjeve.

Në ndeshjen e vlefshme për ‘Community Shield’ – Superkupa e Anglisë, Van Dijk është dribluar nga ylli i Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sipas statistikave, holandezi është dribluar për herë të fundit në muajin mars të vitit 2018.

Në këtë ndeshje, ishte skuadra e Man City ajo që triumfoi, pas ekzekutimit të penalltive.