Pas 75 ndeshjeve, Pedri më në fund merr pushim

Futboll 22 Gusht 2021 12:28

Mesfushori 18 vjeçar i Barcelonës, Pedri më në fund ka marrë pushim nga klubi.

Talenti 18 vjeçar ka pasur një vit tejet të ngarkuar me klubin dhe Kombëtarën e Spanjës, transmeton Insporti.

Pedri ka zhvilluar 75 ndeshje brenda 11 muaji në të gjitha garat, duke përfshirë Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike.

Ndryshe, Pedri pritet të mungojë për ndeshjen Kosovë – Spanjë që zhvillohet në Prishtinë muajin e ardhshëm.

-->