Pas Adama Traores, Barcelona kërkon huazimin e lojtarit të Dortmund

Futboll 27 Janar 2022 19:30

Barcelona synon që të bëj lëvizje në afatin kalimtar të janarit dhe ta forcojë skuadrën, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.

Prioritet për skuadrën “Blaugrana” sipas mediave spanjolle është forcimi i mbrojtjes, dhe Xavi është duke këkuar mbrojtës të krahut.

Barça thuhet se e ka kontaktuar skuadrën e Borussia Dortmundit për të pyetur rreth situatës së tij. Mbrojtësin belg, Barcelona e do si huazim deri në fund të sezonit.

Megjithatë, Barcelona fillimisht duhet ta shesë Ousmane Dembelen i cili merr pagë vjetore shumë të madhe. Meunier me Dortmundin sivjet ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë.

-->