Pas akuzave për manipulim të ndeshjeve, FFK nis inicim disiplinor për Ballkanin

Futboll 26 Prill 2021 19:47

Javëve të fundit është vënë në diskutim kurdisja e ndeshjeve të Superligës dhe për këtë, dje me anë të një deklarate pas ndeshjes kundër Gjilanit, akuza për manipulim të ndeshjeve hodhi edhe skuadra e Ballkanit, shkruan Insporti.

Në lidhje me këtë deklaratë, FFK ka reaguar duke e dërguar skudrën e Ballkanit në inicim disiplinor.

“Inicim disiplinor ndaj FC Ballkani; motivi: Në deklaratën publike ofendon dhe akuzon organet e FFK-së dhe klubet për kalkulime (manipulime) në ecurinë e ndeshjeve kampionale dhe për kupë” thuhet në vendimet e Komisionit të Garave.

-->