Pas ardhjes së Ziyech, këta janë katër futbollistët që do t’i largojë Chelsea

Futboll 13 Shkurt 2020 15:44

Chelsea do të largojë katër futbollistë pas ardhjes së Hakim Ziyechut.

Pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e yllit të Ajaxit, Hakim Ziyech, Chelsea raportohet se do të largojë katër lojtarë.

Siç shkruan The Mirror, “Blutë” do të largojnë katër futbollistë ofensivë gjatë verës.

Olivier Giroud, Pedro, Michy Batshuayi e Williani s’janë në planet e Frank Lampardit.

Ziyech do të kalojë te Chelsea në verë për 40 milionë euro, që mund të ngritet në 44 milionë, transmeton Insporti.

-->