Pas barazimit historik në Spanjë – flet përzgjedhësi Muhaxheri

Kombëtarja 22 Korrik 2019 20:05

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka fituar të hënën pikë historike në kampionatin botëror për juniorë që po mbahet në Spanjë.

Në ndeshjen e fundit në grup, Kosova barazoi me Bahrejnin me rezultat 29:29.

“Sot djemtë janë angazhuar, kanë dhënë maksimumin dhe kanë dëgjuar këshillat e bankës. I kanë realizuar aksionet për të cilat jemi marrë vesh”, ka deklaruar përzgjedhësi Fatmir Muhaxheri.

Kështu Kosova në pjesëmarrjen e parë në botëror në të gjitha sportet, përfundon fazën grupore me një pikë të fituar. Tani Kombëtarja jonë i ka edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar (21-24).

-->