Pas Celinës shënon edhe ylli tjetër i Kosovës – shikojeni golin

Kombëtarja 25 Gusht 2019 17:30

Lirim Kastrati ka shënuar gol në Kroaci, me skuadrën e tij NK Lokomotiva.

Në ndeshjen që u zhvillua sot kundër Inter Zapersicit, Kastrati ka shënuar në minutën e 45-të për t’ia dhënë epërsinë e parë skuadrës së tij.

Në fund Lokomotiva e Zagrebit e fitoi me rezultat 2:1 këtë ndeshje.

Sigurisht se ky është lajm fantastik për trajnerin e Kombëtares, Bernard Challandes i cili do të ketë tani një zgjedhje më shumë për ta konsideruar, para ndeshjeve të “Dardanëve” kundër Çekisë dhe Anglisë.

Përveç Kastratit, mbrëmë realizoi edhe Vedat Muriqi për Fenerbahcen kundër Basaksehirit, ndërsa sot ecurinë e vazhdoi Bersant Celina, i cili shënoi një supergol për Swansean kundër Birminghamit.