Pas deklaratës turpëruese të Zidane – reagon menaxheri i Gareth Bale

Futboll 21 Korrik 2019 13:02

Deklarata e trajnerit Zinedine Zidane për Gareth Bale ka bërë xhiron e të gjitha medieve botërore.

Numri një i stolit nuk e aktivizoi në ndeshjen e humbur ndaj Bayern Munchen-it dhe deklaroi hapur se donte që sulmuesi të shitej sa më parë.

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Ian Barnett, ka folur në lidhje me deklaratën e teknikut të “Los Blancos”. “Zidane nuk tregoi respekt për një lojtar që ka dhënë shumë për Real Madrid-in. Po punojmë që ta shesim”, u shpreh ai.

Destinacioni i ri i Bale mund të jetë Bayern Munchen, me bavarezët që duan të sigurojnë shërbimet e sulmuesit. Presidenti Florentino Perez ka ulur shumë pretendimet për të prandaj dhe një lëvizje e tillë mund të realizohet.

-->