Pas dënimit të Manchester Cityt, ky është reagimi i sulmuesit amerikan

Futboll 14 Shkurt 2020 22:26

Lajmi më i bujshëm i ditës së sotme ishte padyshim dënimi që UEFA dha për Manchester Cityn, duke e përjashtuar për 2 sezone nga garat evropiane dhe duke e dënuar me 30 milionë euro.

Lidhur me këtë vendim kanë reaguar shumë futbollistë dhe njëri prej tyre është edhe Jozy Altidore.

Sulmuesi i njohur amerikan ka reaguar, por për çështjen e racizmit, duke i kërkuar “llogari” UEFA-s dhe FIFA-s se përse nuk e tregojnë forcën e tyre kur vjen puna te racizmi. “Ku është kjo fuqia dhe energjia e UEFA-s dhe FIFA-s kur vjen puna te racizmi?!”, shkruan në “Twitter” Altidore.

 

-->