Pas dënimit të Mulaomerovicit, ky trajner e drejton Prishtinën

Superliga 07 Maj 2019 16:56

Trajneri i Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic është dënuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, për ofendim të zyrtarit të ndeshjes së dytë të serisë finale në play-off. Incidenti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa Mulaomerovic është dënuar me një ndeshje mos kryerje të detyrës.

Për këtë arsye, Z Mobile Prishtina sonte, në ndeshjen e tretë finale, do të udhëhiqet nga Andin Rashica, i cili do të asistohet nga Ilimen Bajra.

Pas dy ndeshjeve të para, rezultati është i barabartë 1:1, ndërsa titullin e fiton skuadra që i shënon tri fitore.