Pas disa largimeve, Koeman ka gati blerjen e parë

Futboll 18 Shtator 2020 09:44

Ronald Koeman është në kërkim të futbollistëve në mënyrë që ta përforcojë sa më shumë Barcelonën për edicionin e ri.

Flitet se Sergino Dest është në agjendën e Barcelonës, i cili luan në pozitën e krahut për skuadrën e Ajax.

Largimi i Nelson Semedo vazhdon të jetë një mundësi reale, andaj klubi katalan dëshiron të sjellë një futbollist të ri në krahun e djathtë duke identifikuar yllin e ri të Ajax Amsterdamit, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

-->