Pas eliminimit nga Evropa, vëllai i Tahirit, Amrush Batatina largohet nga klubi i Llapit

Futboll 16 Korrik 2021 10:59

Donatori dhe anëtari i bordit të klubit të Llapit, Amrush Batatina ka njoftuar për largimin e tij të mënjëhershëm nga të gjitha pozitat e tij në klub, raporton Insporti.com.

Amrush Batatina, vëllai i trajnerit, Tahir Batatinës këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai ka shkruar se për shkak të obligimeve të tij në biznesin që e udhëheq nuk mundet të jetë i angazhuar edhe në klub.

Në këtë njoftim ai ka falënderuar të gjithë për bashkëpunim dhe mbështetje, duke përmendur edhe legjendën e futbollit të Kosovës, Mentor Zhdrella.

Llapi mbrëmë u eliminua nga Konferencë Liga pas dy ndeshjeve të zhvilluara kundër KF Shkupit nga Maqedonia e Veriut.

Klubi llapjan është në pronësi të familjes Batatina tash e disa vite. /Insporti.com/

https://www.facebook.com/photo?fbid=3872267186234376&set=a.349883315139465

-->