Pas Erzës, edhe Flaka Loxha fiton medaljen e artë

Sporte luftarake 23 Mars 2019 17:28

Flaka Loxha ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, në Kupën Evropiane për Juniorë, që po mbahet në Athinë.

Loxha në finale u takua me xhudisten austriake, Lisa Grabner, të cilën e mposhti brenda 3 minuta.

Kosovarja i zhvilloi edhe tri lufta të tjera para finales me Grabner.

Në gjysmëfinale triumfoi ndaj hungarezes Brigatta Warga, ndërsa në rundet preliminare fitoi ndaj gjermanes Marina Zapros dhe turkes Hasret Bozkurt.

Kjo është medalje e para e artë për Loxhën, e cila më parë e kishte fituar vendin e dytë në Kupën Evropiane të Sarajevës për Juniorë dhe vendin e tretë në Kupën Evropiane të Lignanos për Juniorë e Kupën Evropiane të Zagrebit për Kadetë.

Loxha dy lufta i fitoi me ippon ndërsa dy të tjera me waza-ari.

Kjo është medalja e dytë e artë në këtë garë për Kosovën, pasi edhe Erza Mumminoviq fitoi të artën në kategorinë -48./Insporti.com/

-->