Pas Federerit, në ATP Finals befasohet edhe Nadali

Tenis 12 Nëntor 2019 10:41

Në ditën e dytë të finaleve ATP Championship që po zhvillohet në Londër, tenisti spanjoll Rafael Nadal është mundur 2:0 (6-2, 6-4) nga gjermani Alexander Zverev.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin Andre Agassi. Një përballje e dominuar nga gjermani, që përfitoi nga forma jo e mirë e Nadal, që me këtë humbje rrezikon kualifikimin dhe kreun e renditjes botërore.

Në këtë grup, greku Stefanos Tsitsipas, fitoi 2:0 (7-6, 6-4) ndaj rusit Daniil Medvedev, ndeshje me rivalitet dhe emocione në të dyja setet. Në këtë turne marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë.

Sot zhvillohen ndeshjet e tjera të grupit Bjorn Borg, ku Roger Federer do të luajë ndaj Matteo Berrettini, ndërsa Novak Djokovic do të duelojë ndaj Dominic Thiem.

-->