Pas fitores ndaj Chisoras, Whyte paralajmërohet nga Joshua

Boks 23 Dhjetor 2018 00:50

Anthony Joshua ka paralajmëruar Dillian Whyten pasi ky i fundit e mposhti Dereck Chisoran në ‘O2 Arena’.

Whyte e rrahu Chisoran duke e mundur me nokaut në rundin e 11-të, përcjell Insporti

Pas meçit, Whyte i bëri ftesë Joshuas të afrohej në ring, ku Joshua tha se nëse nuk ndodh dueli me Wilderin apo Furyn, atëherë do të jetë me Dillian Whyte.

“Nëse nuk është Deontay Wilder apo Tyson Furyn, do të jetë Dillian”, tha Joshua.

Joshua po ashtu e përgëzoi Chisoran, dhe tha se ai meritoi duartrokitje.

Që prej kur është mposhtur nga Joshua në dhjetor të vitit 2015, Dillian Whyte ka shënuar nëntë fitore radhazi.

Kjo përfshin dy fitore ndaj Dereck Chisoras, dhe fitore nga ish kampionët e botës, Joseph Parker e Lucas Browne. /Insporti.com