Pas fitores së Gjakovës, ankohet francezja: Nuk e bëra asnjë gabim, dua ta shoh përsëritjen

Tokio2020 26 Korrik 2021 16:21

Sot, xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu histori për Kosovën, shkruan Insporti.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj.

Finalja nuk zgjati shumë pasi një gabim trashanik i kushtoi francezes me diskualifikim dhe kosovares me fitore.

“Unë kam nevojë për të parë fotografitë sepse nuk bëra asgjë keq. Unë madje mendova se ajo do të merrte shido kështu që u trondita kur gjyqtari ma drejtoi mua. Unë e respektoj vendimin, por unë dua të shoh veprimin përsëri” – tha ajo.

Në përpjekje për t’ia humbur baraspeshën Gjakovës me aftësitë e saj të njohura për të lëvizur shpejt nga krahu i majtë në të djathtin, Cysique e bëri një gabim të papritur që i kushtoi me titull olimpik. Në tentim për ta hedhur kosovaren, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në xhudo.

https://fb.watch/6_vNDF6ZcN/

-->