Pas fitores së madhe ndaj Maltës, këta futbollistë i tregojnë dobësitë e Kosovës

Nations League 11 Tetor 2018 23:48

Dy qendërmbrojtësit e Kosovës, Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti, janë shprehur të pakënaqur për golin e shënuar nga Malta, gol që erdhi në portën e Kosovës pas 500 minutash lojë pa pësuar.

Ata kanë thënë se goli i Maltës, në fitoren e Kosovës 3:1, në xhiron e tretë të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve, erdhi për shkak të pakujdesisë në mbrojtje.

“Dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Pësuam nga një jokoncentrim i duhur. Mendoj se është dashur të fitonim më bindës dhe me zero. Duhet të punojmë e të koncentrohemi në çdo ndeshje. Shpresoj të kthehemi pa pësuar gola në ndeshjen me Ishujt Faroe”, ka thënë Rrahmani, teksa Aliti ka shtuar se “duhet të korrigjohen disa gjëra”, raporton Koha.net.

Kosova prin në grupin e vet. Të hënën luan si mysafire e Ishujve Faroe në xhiron e katërt.