Pas fitores, ulë brekët dhe zbulon një gjë befasuese (Video)

Sporte luftarake 05 Mars 2018 10:38

Boksieri 18 vjeçar, Michael Valentin, i cili shënoi vetëm fitoren e katërt të tij, i la pa fjalë të gjithë kur pas meç-it zbuloi diçka shumë befasuese.

Boksieri amerikan nën lot zbuloi një gjendje mjekësore që po vuante që nga fëmijëria dhe përkundër kësaj ai është një boksier dhe e do këtë sport.

Duke iu drejtuar publikut pas meç-it, ai uli brekët dhe zbuloi se ka një “qese kolostomike” dhe e ka pasur për kohë të gjatë dhe gjithmonë është ndeshur me të, pasi gjithë jetën është përballur më fatkeqësi, por theksoi se është një djalosh luftarak që e do boksin dhe kjo pengesë nuk e ka ndaluar asnjëherë.

Valentin u duartrokit për këtë akt trimërie që shfaqi para të gjithëve dhe shpjegoi se e pret një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale, e cila do ta mbajë jashtë ringut për tetë muaj, por premtoi se do të rikuperohet dhe do të kthehet sa më parë në ring përsëri për të boksuar.

Djaloshi i cili është vetëm 18 vjeç, vuan nga sëmundja e Hirschsprung që nga fëmijëria, që është një kondicion i cili ndalon lëvizjen e zorrëve dhe për këtë është dashur që ta bartë gjithë jetën tubin që lidh të brendshmet e tij, në këtë rast zorrët. /Insporti.com

https://www.mirror.co.uk/sport/boxing/im-fing-fighter-teenage-boxer-12119027

-->