Pas gabimit trashanik, De Gea bëhet “horë” nga legjenda e Manchester Unitedit

Futboll 01 Mars 2020 17:38

Manchester United ka barazuar 1:1 me Evertonin në kuadër të përballjes së javës së 28-të në Ligën Premier.

‘Toffees’ kaluan në epërsi pas vetëm tre minutash lojë në Goodison Park me anë të Dominic Calvert-Lewin.

Sulmuesi francez shënoi në portën e Djajve të Kuq falë një gabimi trashanik të David de Geas që nuk e spastroi me kohë topin nga zona e tij.

Për këtë veprim të spanjollit, ka reaguar legjenda e Manchester United, Roy Keane që ka thënë se do ta linçonte portierin nga skuadra.

“Do ta linçoja atë nga skuadra qysh në pjesën e parë”, ka qenë reagimi me nervozë nga legjenda e Unitedit.

-->