Pas gjashtë vitesh Liga e Kampionëve nuk do të shkojë në Spanjë

Futboll 08 Maj 2019 11:47

Për herë të parë pas gjashtë vitesh trofeu i Ligës së Kampionëve nuk do të shkojë në Spanjë.

Për herë të fundit që kjo kupë nuk u fitua nga një skuadër spanjolle ishte viti 2013 kur triumfoi Bayern Munchen.

Në finalen e vitit 2013, që ishte e gjitha gjermane, Bayerni e kishte mundur Borussia Dotmundit.

Që prej atëherë Ligën e Kampionëve e ka fituar katër herë Real Madrid (2014, 2016, 2017, 2018) dhe një herë Barcelona (2015).

Këtë vit fituesi do të shpallet në Spanjë, por mund të fitohet nga një skuadër angleze (Liverpooli/Tottenhami) ose një holandeze (Ajaxi).