Pas humbjes, Nadal pyetet për martesën, ai e humb durimin (VIDEO)

Tenis 13 Nëntor 2019 17:59

Rafael Nadal humbi ndeshjen e parë në ATP Finals kundër gjermanit Alexander Zverev dhe gjatë konferencës për shtyp, një pyetje e gazetarit italian, Ubaldo Scanagatta, ka xhindosur tenistin spanjoll. Italiani e pyeti nëse martesa e ka shpërqendruar disi tenistin, duke qenë se ai është martuar së fundmi me të fejuarën “historike” Francisca Perello, pas një lidhje të zgjatur 15 vjet.

“Me të vërtet më pyet apo është shaka? Jam i befasuar. Për mua nuk ka rëndësi nëse vendos unazë apo jo. Ndoshta për ty është ndryshe… Kalojmë në spanjisht sepse ky është një budallallëk i madh”, ka shtuar Nadal.

-->