Pas humbjes nga Polonia, tifozat Kuq e Zi me mesazh të madh

Futboll 13 Tetor 2021 09:43

Kombëtarja “Kuqezi” u mposht me rezultatin 0-1 në “Air Albania” nga Polonia, shkruan Insporti.

Vetëm një gjuajtje në portë, iu mjaftoi polakëve, për të vrarë ëndrrën e shqiptarëve, që kishin mbushur plot e për plot, stadiumin “Air Albania”.

Tifozët kuqezi, nuk rreshtën të mbështesnin Kombëtaren, deri në minutat e fundit, teksa krijuan një atmosferë elektrizuese, që mungonte prej vitesh.

Në përfundimin e ndeshjes, në faqen zyrtare në “Facebook”, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, postuan një foto nga koreografia gjatë startit të ndeshjes me mbishkrimin: “Përjetësisht me ty SHQIPËRI”.

-->