Pas këtij veprimi të Xhakës, tifozin e duan kapiten te Arsenali

Nations League 30 Maj 2019 17:20

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka marrë simpatinë e tifozëve të Arsenalit, të cilët e duan për kapiten nga sezoni i ardhshëm.

Pas humbjes prej 4:1 nga Chelsea në finalen e Ligës së Evropës, Xhaka i “detyroi” bashkëlojtarët që të duartrokisnin tifozët e Arsenalit pas përfundimit të ndeshjes, në shenjë respekti për përkrahjen.

Në rrjetet sociale tifozët e Arsenalit e kanë lavdëruar Xhakën për këtë veprim, derisa aspak nuk janë ndarë të kënaqur me lojtarët e tjerë që menjëherë kishin tentuar ta lëshojnë fushën pa i përshëndetur tifozët.

Njëri nga tifozët ka shkruar në Twitter se, “në sezonin tjetër kapiten duhet të jetë Xhaka, ka përvojë pasi është kapiten i Zvicrës dhe është një lider natyral, jo vetëm për shkak të kësaj por ai ka pasion dhe respekton tifozët”.

E në një postim në Instagram, Xhaka ka shprehur zhgënjimin e tij për mos triumfin në Ligën e Evropës, derisa ka falënderuar tifozët për përkrahjen.

“Vërtet është e dhimbshme që s’mund ta fitonim sërish këtë trofe. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur në Baku dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë këtij sezoni”, ka shkruar Xhaka./Insporti