Pas kontroversisë me VAR në ndeshjen e fundit, ky është reagimi i Kloppit

Futboll 29 Dhjetor 2019 23:30

Jurgen Klopp nuk është i lumtur me mënyrën se si po përdoret VAR-i.

Liverpooli e ka mbyllur me fitore, duke e mundur 1-0 Wolvesin në ‘Anfield’.

Golin e tri pikëve e shënoi Sadio Mane, në fund të pjesës së parë.

U desh ndërhyrja e VAR-it që goli të vërtetohej nëse ishte i rregullt, derisa Jurgen Klopp nuk po i pëlqen që të gjithë duhet të presin vendimin e atyre brenda, ai preferon që ta shikojë ekranin gjyqtari kryesor dhe në këtë mënyrë, ndoshta do të kishte më pak vonesa.

“VAR? Do të preferoja që gjyqtari të shkojë te ekrani. Ekrani është aty, kurrë nuk është përdorur. Nuk e di se pse”, deklaroi Klopp.

Kujtojmë se VAR-i sërish u bë protagonist, duke ia anuluar golin Wolverhamptonit në këtë ndeshje.

-->