Pas largimit nga Lakersat, Walton menjëherë bëhet me skuadër të re

Basketboll 16 Prill 2019 11:35

Pas largimit nga Los Angeles Lakersat, trajneri Luke Walton arriti marrëveshje me Sacramento Kingsin.

Walton erdhi te Kingsat pas tre viteve të kaluara në Lakers, derisa largimi i tij prej Lakersave ndodhi pasi që nuk arritën të kualikohen në Play Off.

38 vjeçari Luke Walton, gjatë karrierës së tij me Lakersat, ka regjistruar 98 fitore e 148 humbje.

Te Kings, Walton do të jetë pasuesi i Dave Joerger.