Pas Maradonës, vdes edhe ish ylli i Premier Ligës

Futboll 29 Nëntor 2020 20:50

Lajm i trishtë për futbollin. Ish-futbollisti senegalez, Pape Bouba Diop ka ndërruar jetë.

Pas një ballafaqimi me një sëmundje të rëndë, Diop ka vdekur.

Ai kishte shkëlqyer në Kupën e Botës 2002, sidomos në fitoren e famshme të Senegalit ndaj Francës.

Diop vdiq pas një sëmundje të rëndë, derisa ishte vetëm 38-vjeçar.

Pjesën më të mirë të karrierës, Diop e zhvilloi në Angli te Fulhami, Portsmouthi, West Hami dhe Birmingham City.

Image

-->