Pas një kohe të gjatë, Arbër Zeneli rikthehet te goli

Kombëtarja 09 Korrik 2020 17:49

Ylli kosovar, Arbër Zeneli ka arritur të shënojë golin e parë pas një lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Skuadra e Reims në këto momente është duke luajtur një miqësore kundër Troyes.

Zeneli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 12-të. 25-vjeçari qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke mos pasur mundësinë që të paraqitet vetëm 6 minuta këtë sezon në Ligën e Francës.

Rikthimi i Zenelit te goli është një lajm shumë i mirë për kombëtaren e Kosovës por edhe për skuadrën e tij.

-->