Pas një sulmi në zemër, vdes ish lojtari i Romës

Futboll 25 Maj 2020 14:08

Joseph Bouasse Perfection ndërroi jetë sot pas një ataku kardiak.

Mesfushori me origjinë nga Kameruni ishte vetëm 21 vjeçar dhe ishte ish lojtar i Roma Primavera.

Në fakt, ai ishte blerja e fundit e Walter Sabatini përpara se ai të jepte dorëheqjen si drejtor i Giallorossëve.

Ai nuk kishte bërë asnjë debutim në ekipin e parë edhe pse më shumë se një herë bëri stërvitje me Tottin dhe shokët e tij të skuadrës.

Skadimi i kontratës me Romës e çoi atë në Cluj si lojtar të lirë.Sot ka ardhur lajmi i tmerrshëm i vdekjes së tij.

-->