Pas Pjanic, ky do të jetë transferimi i radhës i Barcelonës

Futboll 11 Korrik 2020 10:36

Lëvizja që ka nisur prej kohësh, do të finalizohet më në fund.

Gustavo Maia, sulmuesi 19 vjeçar, do të jetë transferimi i radhës i Barcelonës.

Lajmi bëhet i ditur në mediet spanjolle, me Maian, që do t’i sjellë freski sulmit të Barcelonës.

Kujtojmë se Barcelona tashmë ka përfunduar çështjen për transferimin e Miralem Pjanic nga Juventus.

Maia është pjesë ekipit të dytë të Sao Paulos, dhe me gjasë edhe te Barcelona për një kohë do të jetë pjesë e ekipit të dytë, derisa të merr përvojën e duhur për t’iu bashkuar Messit dhe të tjerëve te skuadra e parë.

-->