Pas Rashicës, edhe Valon Berisha e gëzon babain me një veturë luksoze

Kombëtarja 16 Korrik 2020 15:36

Lojtarët e kombëtares së Kosovës po vazhdojnë të tregojnë mirënjohje ndaj personave më afër zemrës, konkretisht ndaj familjarëve të tyre, shkruan Insporti.

Pas Milot Rashicës, i cili i bleu babait të tij një veturë të tipit Range Rower, radhën e ka mesfushori Valon Berisha, i cili gjatë ditës së sotme ka publikuar dy fotografi në Instagram duke treguar veturën e re, e cila është dhuratë për babain e tij.

Vetura është model i ri i markës AUDI teksa ka regjistrim norvegjez.

“Gjithçka për babin tim” – ka shkruar ylli Kosovës në llogarinë e tij personale në Instagram.

Valoni i është bashkuar skuadrës franceze Stade Reims, disa ditë më parë, klub ku aktivizohet edhe ylli tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli.

Për Berishën, Reims është klubi i pestë në karrierë pasi më parë ka luajtur edhe për Viking, RB Salzburg, Lazio e Fortuna Dusseldorf.

-->