Pas rekordit, Mourinho: Me kanë munguar mediat…

Futboll 16 Gusht 2021 18:41

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thyer rekord duke mos dhënë intervista për 40 ditë me radhë, transmeton Insporti.

Dhe pas 40 ditëve, në një intervistë ai ka thënë se i do mediat, dhe se i kishin munguar.

“Po qesh për shkak se kam thyer rekord 40 ditorë pa intervista”, ka shkruar Mourinho në Instagram.

“Kohë e mahnitshme ku jam fokusuar në punë dhe kam harruar shokët e mijë nga mediat. Sot ishte dita…kur kisha intervistë me @officialasroma dhe ju mund ta shikoni nesër. Në të vërtetë nuk ka asgjë interesante në të I dua media, me kanë munguar shumë”.

Sezoni i Serie A fillon këtë vikend, kështu që ne do të shikojmë se sa gjatë do të jenë buzëqeshjet e tij para mediave të Italisë.

-->