Pas rrahjes në Ligën e Kampionëve, Prishtina me reagim ‘komik’ në Facebook

Basketboll 23 Shtator 2018 15:46

Z Mobile Prishtina, edhe pse me 20 pikë diferencë kishte fituar në takimin e parë të xhiros së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndaj ekipit holandez Gronningen, në ndeshjen e dytë humbi me 25 pikë dallim në Holandë dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Përveç rezultatit tejet dëshpërues, Z Mobile Prishtina ka zhgënjyer edhe në një aspekt tjetër.

Pas përfundimit të pjesës së parë, derisa basketbollistët po shkonin dilnin nga fusha e lojës, pati një përleshje fizike ndërmjet Dardan Berishës dhe amerikanit Divine Myles.

Faqja e klubit kryeqytetas ende nuk ka reaguar në lidhje me incidentin derisa faqja zyrtare në rrjetin social Facebook ka gjetur kohë që të merret me rritjen e pëlqimeve. 30.000 herë faleminderit!”, shkruhet në faqen e KB Prishtina. /Insporti.com/