Pas Rrahmanit, edhe një futbollist i Kombëtares së Kosovës pozitiv me koronavirus

Nations League 20 Nëntor 2020 18:04

Torino ka njoftuar se dy lojtarë kanë dalë pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojnë në ndeshje kundër Interit të dielën.

Klubi Granata kanë konfirmuar se dy nga anëtarët e tyre kanë kontraktuar virusin gjatë detyrës me kombëtare dhe janë kthyer pozitiv me COVID-19, por klubi nuk kanë zbuluar identitetin e dy lojtarëve.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se dy lojtarë, duke u kthyer nga angazhimet me ekipet e tyre kombëtare, u testuan pozitivisht në testet molekulare të kryer”.

“Të dy anëtarët tashmë janë vendosur në izolim dhe do të ndjekin të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Telegrafi ka mësuar se njëri nga lojtarët e infektuar me COVID-19 është Mërgim Vojvoda.

Ai është testuar me të mbërritur në Itali, ku ka rezultuar pozitiv dhe është futur në karantinë.

Mbrojtësi ynë ka qenë i pranishëm në tubimin e fundit ku u paraqit në tri ndeshjes, siç bëri edhe Amir Rrahmani që po ashtu doli pozitiv, shkruan Telegrafi.

Ai u paraqit për shtatë minuta ndaj Shqipërisë, ndërsa luajti gjithë ndeshjet me Slloveninë dhe Moldavinë. 

-->