Pas Sarrit, konfirmohet largimi tjetër i madh nga Chelsea

Futboll 16 Qershor 2019 17:02

Pas Maurizio Sarrit, Chelsea mund të përballet edhe me një largim të madh nga stafi teknik.

Është legjenda e skuadrës, Gianfranco Zola, ai i cili po mendon të ndajë rrugët gjigantin anglez, pasi Sarri është zyrtarizuar te Juventusi.

Sipas Sky Sports, Zola do ta lë Chelsean këtë verë, kur kontrata e tij të skadojë, pa iu ofruar mundësi vazhdimi.

Stoli i Chelseat duket se do të ketë ndryshime të mëdha gjatë javëve në vazhdim.

Njeriu që pritet ta marrë drejtimin e skuadrës është legjenda e klubit, Frank Lampard, i cili së fundmi ka drejtuar skuadrën e Derby Countyt.