Pas shtatë muajsh, në Kosovë rikthehet basketbolli

Superliga 13 Tetor 2020 18:27

Pas një pushimi 7-mujor rikthehen garat në basketboll. Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë e Play-out-it ndërmjet AS Prishtinës dhe Trepçës.

Takimi do të luhet në palestrën “Don Bosko” nga ora 17:00.

Ndërkohë, dueli i kthimit zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollit në edicionin e ri.

Trepça edicionin e kaluar përfundoi në vendin e shtatë të Superligës, derisa AS Prishtina ishte e dyta në Ligën e Parë dhe do të ballafaqohen në Play-out.

Kjo ndeshje dhe të gjitha të tjerat në vazhdim do të zhvillohen në masa të rrepta dhe duke respektuar rregullat e anti-Covid-19.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët e tjerë.

-->