Pas shumë polemikash për ndeshjen Gjilani-Llapi – reagon edhe Ismet Munishi

Futboll 13 Mars 2022 20:44

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, reagon në lidhjen me ndeshjes e sotme Gjilani – Llapi, e cila përfundoi pa fitues (1:1).

Munishi thotë se skuadra e tij po dëmtohet, madje ka postuar edhe një fotografi ku shihet prekja me dorë e topit.

“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe njeherit duke synuar trofetë dhe rekordet.

Sc Gjilani kjo familje e madhe”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.

Pas javës së 24-të në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vend të dytë me 48 pikë, tre me pak se lideri Ballkani.

-->