Pas skandalit me emrin e Fadil Vokrrit në listën e votuesve për zgjedhjet në Shqipëri, reagon djali i tij

Futboll 25 Prill 2021 14:06

Sot janë duke u mbajtuar zgjedhjet e reja parlamentare në Shqipëri, megjithatë, duke se listat e votuesve nuk janë ndryshuar dhe ende kanë mbetur listat e vjetra.

Në listë në një nga qendrat e Tiranës figuron edhe emri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit, i cili ka vdekur para rreth tre viteve, më 9 qershor të vitit 2018

Pas këtij lajmi në një prononcim për Insportin ka reaguar djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, i cili iu bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të përmirësohet ky gabim.

“Kemi qenë të befasuar nga ky lajm. Gabime të tilla nuk i bojnë nder as Shqiperisë e as demokracise. Shpresojmë dhe i bëjmë apel autoriteteve shqiptare që të permirsohet ky gabim dhe te hiqet nga listat emri i Fadil Vokrrit sa me parë”, tha Gramoz Vokrri, djali i legjendës së ndjerë.

Vlenë të theksohet se ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës kishte poseduar edhe nënshtetësi shqiptare. /Insporti.com

-->