Pas sulmeve nga tifozët e Arsenalit, reagon Shkodran Mustafi

Futboll 31 Tetor 2019 11:14

Shkodran Mustafi ka reaguar në rrjete sociale pas sulmeve që i janë bërë nga tifozët e Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar, ashtu si Granit Xhaka ka qenë në qendër të kritikave pas paraqitjes që pati mbrëmë, shkruan Insporti

Në takimin kundër Liverpoolit, në kuadër të Carabao Cup, Mustafi realizoi autogol derisa Arsenali u mund pas penalltive.

Ai pas ndeshjes ka reaguar në rrjete sociale ku ka thënë se ishte betejë e vështirë në Anfield, teksa për atë që ndodhi ndihet keq.

“Ka qenë një betejë e vështirë në Anfield dhe nuk ndihmon fakti që unë e zhgënjeva ekipin që në start. Por ne luftuam. Në fund ishim të pafat që humbëm me penallti”, ka shkruar Mustafi. /Insporti.com/