Pasi theu barrierat politike, Kosova synon medalje

Sporte luftarake 28 Mars 2019 17:09

Përfaqësuesja e Kosovës në karate është duke marrë pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë që po zhvillohet në Guadalajara të Spanjës. Fitorja e parë e Kosovës në këtë Evropian është fakti që flamuri i saj dhe të gjitha simbolet shtetërore janë të barabarta me ato të vendeve tjera pjesëmarrëse, diçka që më herët nuk kishte ndodhur në Spanjë, shtet ky që nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Sa i përket garave, karateistët tanë, Fortesa Orana (+68 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), po e kërkojnë medaljen e bronztë përmes repesazhit. Orana ishte duke fituar 2:0 ndaj spanjolles, Laura Palacio, në luftën e dytë, por në sekondat e fundit gjyqtarët e diskualifikuan.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e deritashme të garuesve tanë:
Albulena Gërvalla (-55 kg), humbje në luftën e parë, mund të kualifikohet në repesazh
Fortesa Orana (+68 kg), shënoi një fitore, u kualifikua në repesazh
Orges Arifi (-60 kg) nuk ka garuar ende
Ylli Cenaj (-67 kg), humbje në luftën e parë
Elhami Shabani (-75 kg) shënoi dy fitore, ndodhet në repesazh
Alvin Karaqi (-84 kg) shënoi dy fitore, u ndal në të tretën
Herolind Nishevci (+84 kg) humbje në luftën e parë, ndodhet në repesazh.

 

-->