Pas Tottenhamit, edhe gjiganti spanjoll pas Vedat Muriqit

Kombëtarja 12 Shtator 2019 11:47

Pas Tottenham Hotspurit, edhe skautët e Atletico Madridit kanë shënjestruar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.

Pas ekipit të famshëm anglez, edhe skautët e gjigantit spanjoll Atletico Madrid janë vënë në ndjekje të Muriqit. Ata do të jenë të pranishëm në ndeshjen Alanyaspor – Fenerbahce.

Vedat Muriqi është në top formë si te Fenerbahce, ashtu edhe te Kosova. Ai së fundmi shënoi dy gola në dy takimet e shtatorit, ndaj Çekisë dhe Anglisë.

U raportua se skautët e Tottenhamit kanë vëzhguar nga afër sulmuesin prizrenas, por tani interesim për të ka shprehur edhe Atletico Madrid.

Gazetari turk, Ertan Suzgun, ka njoftuar se dy zyrtarë të Atletico Madridit do të jenë në stadium të dielën për të parë Vedat Muriqin në ndeshjen Alanyaspor – Fenerbahce.

Kujtojmë që Vedat Muriqi u transferua gjatë kësaj vere te Fenerbahce nga skuadra tjetër turke, Rizespor.