“Pas tre muajsh te Interi doja të largohesha”

Uncategorized 03 Qershor 2021 18:40

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka folur për fillimet e tij në Itali.

Lautaro u transferua nga skuadra Racing në Inter, ku u cilësua si njëi nga talentet më të mëdhenj në Argjentinë, por fillimet e tij ishin të ngadalta.

Argjentinasi rrëfeu se dëshiroi të largohej nga “Nerazzurrët” fillimisht dhe Icardi e kishte ndihmuar shumë në fillim.

“Viti i parë ishte i vështirë, erdha nga Racingu, ku kisha shënuar aq shumë gola dhe njerëzit këndonin emrin tim, isha gjithonë një titullar, pastaj, klub i ri, vend i ri, gjuhë e re”, tha ai.

“E dija që duhej të adaptohesha, por nuk ma priste mendja që do të duhej kaq shumë”, shtoi ai.

-->