Pas udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, skuadra e Prishtinës arrin në Kosovë

Futboll 30 Korrik 2021 10:25

Skuadra e Prishtinës e kreu misionin kundër Connah’s Quay Nomads.

Në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës, Prishtina e mposhti skuadrën uellsiane me rezultat të përgjithshëm 6:5 për t’u kualifikuar tutje.

Ndeshja e kthimit u zhvillua në Uells dje, derisa tashmë djelmoshat e Zekirija Ramadanit janë kthyer në Prishtinë pas udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në rundin e tretë eliminator, Prishtina do të luajë me kampionin e Norvegjisë, Bodo Glimt.

Ndeshja e parë luhet më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

-->