Pas Xhakës radha e Mustafit – shikoni çka i bëjnë tifozët e Arsenalit

Futboll 31 Tetor 2019 10:28

Pas Granit Xhakës duket se është radha e shqiptarit tjetër, Shkodran Mustafi, për t’u “abuzuar” nga tifozët e Arsenalit.

Pak minuta i janë dashur tifozëve të Arsenalit që të “hidhen” në sulm ndaj mbrojtësit shqiptar, pasi ai shënoi autogol shumë herët në ndeshje mbrëmë kundër Liverpoolit, shkruan Insporti

Mustafi shënoi autogol pas vetëm 6 minutave lojë, në ndeshjen në ‘Anfield’ në kuadër të Carabao Cup.

27-vjeçari, që ishte në qendër të mbrojtjes së bashku me Rob Holding, ishte titullar dhe e luajti gjithë ndeshjen, e cila përfundoi në barazim 5:5 në kohë të rregullt.

Pas penalltive ishin vendasit që triumfuan, për ta prekur kështu çerekfinalen, përcjell Insporti

Por, Mustafi nuk është kritikuar vetëm për shkak të paraqitjes në ndeshjen e djeshme meqë tifozët e Arsenalit kanë kohë që janë të pakënaqur me të, pasi ishte cilësuar si fajtor edhe për shumë gabime dhe gola të lëshuar edhe edicionin e kaluar.

Tifozët, që e kërkonin me ngulm shitjen e tij, tashmë duket se sa i përket çështjes Mustafi atë kanë filluar ta trajtojnë me shaka dhe jo me seriozitet.




“Mirë se u ktheve Mustafi”, shkruante një tifoz në Twitter duke ironizuar me autogolin e shqiptarit.

“Mustafi na përfaqëson të gjithë neve. E shënoi një auotogol me qëllim, në mënyrë që të emërojmë në trajner të ri. Një topçi i vërtetë. Qendërmbrojtësi im”, shkruante një tjetër.

“Ky është Mustafi klasik. Mirë se u ktheve”. “Mustafi është një legjendë e gjallë, çfarë finishi”, shkruante një tjetër.

E ardhmja e Mustafit duket gjithnjë e më larg Londrës, derisa edhe ish-futbollisti i Liverpoolit tani në rolin e analistit, Jamie Carragher, mbrëmë pas ndeshjes ka sugjeruar që klubi duhet ta shesë atë.

“Mendoj se pasi të largohet do të jetë më mirë për të gjithë në Arsenal”, ka thënë ai.
/Insporti.com/

-->