Pas Zeqirit, Kosova i rrëmben Zvicrës një super lojtar

Kombëtarja 07 Korrik 2020 15:41

Kemal Ademi pak javë më parë zgjedhi të luajë përfundimisht me Kombëtaren e Zvicres, edhe pse kishte pasur bisedime që t’i bashkohet asaj të Kosovës.

Zgjedhja e tij bëri bujë si në Kosovë por edhe në Zvicër.

Pas Ademit, lajmi i madh te Kosova erdhi nga sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri, i cili zgjedhi përfundimisht të luajë te Kosova.

Kurse, Kosova tashmë ka zgjidhuar një ‘PO’ edhe nga super-futbollisti i talentuar i Baselit, Orges Bunjaku.

Lajmi për Gazeta ‘OLLE’ është konfirmuar edhe nga ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ky i fundit tha se Bunjaku tashmë ka ndarë mendjen që të luajë për Kosovën, por që duhet pritur deri në përfundim të rregullimit të dokumentacioneve për t’u bërë e gjitha zyrtare.

“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në momente të fundit zgjodhi Zvicrën. “, tha fillimisht Sahiti.

“E gjitha kjo pasi ndonjëherë jo për kundër dëshirës së lojtarëve ose tonën, por po ndodhin disa gjëra edhe sikur po ndryshojnë mendjen. Gjithsesi, Orgesi i ka thënë ‘PO’ Kosovës”, përfundoj Sahiti.

19 vjeçari Bunjaku këtë vit ka debutuar në skuadrën e parë të Baselit, duke luajtur edhe një ndeshje në Ligën e Evropës.

Kurse, pozita e tij në fushë është ajo e mesfushorit qendror.

Në të kaluaren, Bunjaku ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës, dhe shihet si një futbollist me të ardhme të madhe para vetes.

-->