Pas Zhegrovës, largohet edhe ylli i kombëtares së Shqipërisë nga kampionati belg

Futboll 12 Shkurt 2019 16:12

Kristal Abazaj është larguar nga gjiganti belg, Anderlecht.

Aventura e yllit shqiptar në kampionatin belg zgjati vetëm një vit, pasi që sot ai ka kompletuar huazimin e tij në skuadrën kroate, Osijek, shkruan Insporti.com.

Abazaj ishte transfeuar te Anderlechti nga skuadra shqiptare, Luftëtari për një marrëveshje tri vjeçare.

“Kristal Abazaj është lojtari ynë më i ri”, ka konfirmuar Osijk permes faqes zyrtare të klubit në Tëitter.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Shkumbim Qormemeti.

“Urime dhe suksese të shumta në aventurën e re të klientit tone”, shkroi Qormemeti në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. /Insporti.com

Image