Pas Zinedine Zidane pritet largimi edhe i këtij lojtari nga Real Madridi

Futboll 27 Maj 2021 23:18

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Zinedine Zidane do të ndajë rrugët me Real Madrid, duke u larguar përfundimisht nga klubi madrilen.

Por prej sezonit të ardhshëm ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në skuadrën e “Los Blancos”. Gazetari spanjoll nga gazeta “Marca”, Jose Felix Diaz ka thënë se ‘veteranët’ e Real Madrid do të largohen nga klubi.

Florentino Perez po mendon që të filloj një revolucion me klubin këtë verë dhe priten largime të mëdha.

Njëri nga ta mendohet të jetë Sergio Ramos, i cili nuk po arrin marrëveshje me klubin pët rinovimin e kontratës.

-->