Pasi e “turpëroi” Batatinën – kështu po relaksohet në Tiranë Bekim Isufi

Futboll 08 Tetor 2019 17:51

Trajneri Bekim Isufi është duke “shijuar” fitoren e skuadrës së tij, Ferizaj ndaj Llapit në fundjavën që shkoi në maksimum.

Isufi duket i relaksuar pas fitores ndaj Llapit dhe ka vendosur që të vizitojë kryeqytetin shqiptar, Tirana. Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale në të cilën shihet duke darkuar në një nga restuarantet të kryeqytetit shqiptar.

 

Fitorja e Ferizajt në udhëtim në Podujevë ishte befasia e xhiros së nëntë, që sot u mbyll pas zhvillimit të dy ndeshjeve Drenica – Drita (1:1) dhe Gjilani – Dukagjini (1:0).

Ferizaj fitoi me rezultat 2:4, duke e bërë paraqitjen më të mirë deri më tani.

“Ujqërit” pas nëntë xhiro të zhvilluara të IPKO Superligës renditet në pozitën e nëntë me nëntë pikë.

Isufi para vetës ka një mision tejet të vështirë, ndoshta më të vështirin që prej së është bërë trajner. Misioni i tij do të jetë shpëtimi i Ferizajit nga rënia e elitës së futbollit tonë.

Këtë edicion do të largohen katër skuadra nga elita jonë, pasi nga ai i ardhshmi Superliga do të jetë me vetëm dhjetë skuadra. /Insporti.com/

-->